Pamje të rënda/ Tmerr në SHBA, 18 të vrarë, autori me kallash, viktima në tokë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në. Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një qendër tregtare në Teksas, duke shënuar të paktën 18 viktima.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash, ndërsa e gjithë policia ka blinduar zonën, duke mbyllur të gjitha bizneset dhe evakuuar banorët.
Raportohet se të shtënat me armë kanë zgjatur për më shumë një orë, teksa policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët.
Mediet botërore kanë publikuar pamjet e para nga vendngjarja, teksa shihen autorët duke qëlluar me kallashnikovë dhe viktima në tokë.
Raportohet se policia ka shkëmbyer zjarr me agresorët për më shumë se një orë, ndërsa ka arritur të arrestojë tre prej tyre. Kryetari i bashkisë tha se kjo ishte një tragjedi, që nuk ishte menduar kurrë.
“Kjo është një tragjedi që ne kurrë, kurrë nuk do të kishim menduar se do të ndodhte në El Paso”, u shpreh ai.
Ndërkohë, për ngjarjen është vënë në lëvizje edhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, i cili ka biseduar me prokurorin e Përgjithshëm dhe Guvernatorin e Teksasit.
CNN ka siguruar dhe dëshmi tronditëse nga vendngjarja. “Jemi në shok për ngjarjen tragjike. Po lutemi për të plagosurit dhe gjithë qytetarët”, ka thënë një shitës.