Pamje të rënda/ Vrasje makabre në Rusi, ekzekutohen brenda 16 sekondash dy vëllezër në mënyrë mafioze
Udhëheqësi i Qendrës për luftë kundër ekstremizmit në Ungusheti, Ibrahim Eldzharkiev dhe vëllai i tij janë ekzekutuar me armë zjarri. Kështu raportojnë mediat ruse të cilat kanë publikuar edhe momentin kur një person i armatosur qëllon me armë ndaj dy vëllezërve dhe më pas arratiset me shpejtësi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Anohina, kurse në video shihet e gjithë skena e krimit makabër. Pasi i qëllon me plumba, autori i krimit rikthehet sërish për t’u bindur nëse vëllezërit kanë ndërruar jetë apo jo. E gjithë skena e krimit ka zgjatur afro 16 sekonda.