Pamje të trishta, simboli i Romës bëhet i zi

Pamje të trishta dhe alarmuese vjinë nga simboli i Romës.“Ne nuk paguajmë për fosilet, vendi ynë po vdes“, ishte thirrja që shoqëroi një sulm të ambientalistëve ndaj simbolit të Romës, shatërvanit të famshëm “Fontana di Trevi”.

Pamjet që tregojnë mbi 10 anëtarë të grupit ambientalist “Gjenerata e Fundit” duke hyrë në ujë dhe ngjyrosur atë me bojë të zezë, janë bërë virale në rrjet.

Ambientalistët e rinj u përplasën me kalimtarët dhe turistët që dënuan veprimet e tyre, duke i fyer ata. Policia lokale ndërkohë, ndërhyri duke e ndërprerë protestën.

SHKARKO APP