Pamje tronditëse/ Adoleshentët festojnë pasi masakruan për vdekje me thikë moshatarin e tyre

Ky është momenti tronditës kur dy adoleshentë festojnë duke përplasur grushtat me njëri-tjetrin, pasi vranë një moshatarin e tyre.

18-vjeçari, William Haines dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, qëlluan për vdekje me thikë në zemër 18-vjeçarin, Yusuf Mohamed, para një dyqani ushqimor në perëndim të Londrës, më 26 qershor të vitit të kaluar.

Vendimi përfundimtar për ta do të jepet muajin që vjen, ndërsa pritet që të dënohen me burgim të përjetshëm.

Dy të rinjtë u shpallën fajtorë për vrasje dhe posedim të sendeve të palejuara.

Viktima ishte duke ecur me miqtë e tij në rrugën Uxbridge, kur u sulmua nga dyshja pa ndonjë arsye të fortë.

Prokurori i çështjes, Bill Emln Jones, tha:

Papritmas, dhe pa asnjë arsye të qartë, të dy të pandehurit sulmuan viktimën dhe miqtë e tij. Jusuf Mohamed nuk mundi dot të largohej, ai nuk kishte kohë të bënte asgjë për të mbrojtur veten e tij. Ndryshe nga sulmuesit e tij, ai nuk mbante armë.”

Haines veproi me “efikasitet brutal”, duke e goditur të riun me thikë në zemër, i cili ndërroi jetë disa sekonda më pas në vendin e ngjarjes.

Video e publikuar në media ka shokuar mbarë opinion publik, pasi të rinjtë duket se nuk janë penduar aspak për veprimin e tyre makabër që kryen ndaj një të riu të pambrojtur dhe të pafajshëm.

 

 

SHKARKO APP