Pamje tronditëse! Futet për t’u larë në detin e minuar, 50-vjeçari ukrainas hidhet në erë në sy të familjes

Momenti i tmerrshëm, kur një burrë hidhet në erë disa metra larg plazhit të Odesa-s, teksa futet për një zhytje në plazh, është publikuar së fundmi nga mediat.

Pavarësisht paralajmërimeve për të mos notuar në brigjet e mbushura me mina të Ukrainës, burri 50-vjeçar që zgjodhi të notonte në det është hedhur në erë para familjes së tij.

Pamjet e shpërndara nga Policia e Rajonit të Odesës tregojnë shpërthimin e papritur nga bregu, ku shpërndahet pjesët e trupit të 50-vjeçarit nëpër plazh, ndërsa gruaja, djali dhe miku i tij në gjendje të rëndë munden vetëm të shohin skenën.

Shoku i viktimës kishte qenë duke notuar me të në atë kohë, por mbeti i padëmtuar nga shpërthimi.

Teksa nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, noti në zonë është i ndaluar për shkak të minave të vendosura në mes të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

SHKARKO APP