Pamje tronditese nga Maqedonia, pacienti me Covid i shtrirë pranë dy të vdekurve. Nisin hetimet
Një video me pamje horror është publikuar nga spitali i Manastirit në Maqedoninë e Veriut.
Një pacient me Covid është fotografuar i shtrirë në një shtrat pranë shtretërve të cilën mbanjnë dy persona të vdekur.
Personeli spitalor nuk ka informuar familjen se si është pacienti, njoftojnë mediat vendase.
“Babai im vdiq të premten, ne pyetëm se si ishte sepse nuk u përgjigj në telefon. Ai ishte në dhomën e tij gjithë natën me pacientin e vdekur pranë tij dhe të nesërmen edhe ai vdiq.”Na thanë se ai kishte vdekur, kështu që ata e kërcënuan se do ta pushonin nga puna sepse nuk na informoi”, – shkroi një grua nga Manastiri që humbi babanë e saj për shkak të neglizhencës mjekësore.
Dy ditë më parë, një tjetër person i shëndetshëm vdiq në spitalin e Manastirit, pa iu dhënë ndihmën e parë. Ai nuk u pranua për ekzaminim edhe pse kishte simptoma të një ataku në zemër.
Ai kishte një test korone negativ, të bërë në një spital privat, por personeli e pranuan atë sepse nuk njohin teste nga spitalet e tjera.
“Ata e dëbuan në një mënyrë arrogante rreth mesditës, ai vdiq në orën 21:00,” shkroi një person i shqetësuar nga Manastiri.
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar thotë se dy hetime paralele janë duke u zhvilluar në këtë institucion shëndetësor, për një pacientë të vdekur, dhe një tjetër për kushtet dhe higjienën në spital.