Pamje tronditëse/ Pacienti me koronavirus sulmon dhe kafshon infermieren në fytyrë dhe përpiqet të arratiset nga spitali
Një pacient nigerian i prekur nga koronavirusi është ndaluar, pasi dyshohet se sulmoi dhe kafshoi një infermiere kineze në fytyrë, në përpjekje për të shpëtuar nga izolimi.
Okonkwonwoye Chika Patrick, 47 vjeç, sulmoi pa mëshirë infermieren, e njohur me mbiemrin e sajW ang, pasi ajo u përpoq ta ndalonte atë të largohej nga dhoma e karantinës në një spital në Guangzhou të Mërkurën.
Pamjet tronditëse tregojnë infermieren me lot në sy, ndërsa fytyra e saj e fryrë është e mbuluar me mavijosje dhe plagë.
Policia lokale tha se pacienti i ndaluar po merr mjekim në karantinë me mbikëqyrjen e policisë. Ai do të ndiqet penalisht në përputhje me ligjet kineze pas shërimit.
Z. Okonkwonwoye po trajtohet në Spitalin Guangzhou që nga 23 Mars i cili rezultoi pozitiv me koronavirus.
Kur zonja Wang i kërkoi Z. Okonkwonwoye të bënte një test gjaku më 1 Prill, pacienti e injoroi atë dhe u përpoq të dilte nga reparti i tij i karantinës.
Infermierja kineze u shty në tokë dhe u kafshua në fytyrë kur u përpoq të ndalonte largimin e shtetasit nigerian, sipas një deklarate të policisë.
Zonja Wang thuhet se ka pësuar lëndime të shumta në fytyrën, qafën dhe belin e saj.
Policia e Guangzhou tha se ata kanë hetuar incidentin dhe do kryejnë procedurat menjëherë pasi të mbarojë trajtimi.
“Për momentin, pacienti ende teston pozitiv”, thuhet në deklaratën e policisë. ‘Spitali ka forcuar masat e tij të sigurisë në zonën e izolimit të brendshëm.