Pamje tronditëse, radhë të gjata arkivolesh (VIDEO)

Italia po përjeton humbjet më të frikshme nga Covid-19. Këtë të martë, sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve, numri i viktimave ka arritur 2503 e të infektuar janë 31506. Pamjet janë të ngjashme me ato të lufës në Siri por që është një realitet i frikshëm që vjen nga Bergamo. Janë pamjet e më shume se 40 arkivoleve që presin radhën në kishën pranë varrezave të Bergamos.

Kisha është e madhe por tani nuk ka më vend. Ashtu si sistemi i shëndetësisë, edhe varrezat kanë vështirësi të përballojnë situatën. Komuna kërkon punë pa ndërprerje, 24 orë në ditë. Një ekip i Reuters dëshmoi 2 varrime në një orë, përgjatë 6 orëve qëndrimi atje.

Arkivolet janë shumë më shumë. Të afërmit lejohen të hyjnë në varreza dhe t’i thonë lamtumirën të dashurve të tyre, në numra të kufizuar dhe duke ruajtur distancën nga njëri-tjetri. Shifrat janë të pamëshirëshme: 405 nga 2503 viktimat e konfirmuara në Itali, janë në Bergamo, ndërsa të infektuarit janë dyfishuar në me pak se 4 ditë.

SHKARKO APP