Pamjet dramatike! Momenti kur avioni rrëshqiti, u nda në tri pjesë dhe mori flakët (FOTO-VIDEO)

Janë publikuar pamjet e tmerrshme të avionit turk, i cili rrëshqiti në pistë dhe u nda në tri pjesë, mbrëmjen e kaluar. Bëhej fjalë për avionin e pasagjerëve të Pegasus Airlines, që fluturonte nga qyteti perëndimor i Izmir, i cili rrëshqiti nga pista, pasi zbarkoi në aeroportin Sabiha Gökçen të Stambollit të mërkurën pasdite.

Sipas mediave turke, Boeing 737-800 u nda në tri pjesë dhe u përfshi nga flakët, ndërsa “Daily Mail” ka publikuar pamjet dramatike që tregojnë momentin e ndarjes së avionit gjigant.

Zjarrfikësit dhe ambulancat u dërguan në vendin e ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avioni mbante 171 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, sipas ministrit të Transportit, Cahit Turhan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se nuk kishte viktima, por disa pasagjerë u lënduan. Avioni, i cili shërben shumë nga qarqet aziatike të Stambollit dhe qytetet e afërta të qendrave industriale si Bursa, Kocaeli dhe Sakarya, është mbyllur përkohësisht për trafikun ajror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?