Pamjet e aksidentit me 41 vdekje, ja dënimi për pilotin (VIDEO)
Në avionin e pasagjerëve që rrëshkiste jashtë kontrollit vitin e shkuar në aeroportin e Moskës në aksidentin ku vdiqën 41 vetë, janë mësuar të dhëna të frikshme. Dyzetenjë pasagjerë vdiqën kur avioni i linjave Aeroflot, tip Sukhoi Superjet 100 u ul me përplasje në aeroportin Sheremetyevo, në Moskë, majin e shkuar.
Kaptaini Denis Evdokimov, 42 vjeç, pretendon se po bëhet shembull për aksidentin dhe se ishte goditur nga rrufeja pak pas ngritjes. Prandaj ai u rikthye për ulje në aeroport por pas përplasjes flakët përfshinë mjetin, më 5 maj të vitit të shkuar. Ai përballet me deri në 7 vjet burgim nëse shpallet fajtor për ngelizhencë.
Pas rreth 17 sekondazh u hapën jastëkët e daljes së emergjencës dhe pasagjerët e mbijetuar nisën të dilnin.
Komisioni hetues tha se Evdokimov është akuzuar me shkelje të rregullave të sigurisë dhe komandim neglizhent të avionit, që çoi në vdekje masive, lëndime dhe dëmtime madhore. ”Dështimi i tij në kontrollimin e avionit Superjet, rezultoi në shkatërrimin e mjetit, vrasjen e 40 pasagjerëve dhe të një anëtari të ekuipazhit. Dhjetë njerëz u plagosën dhe 37 shpëtuan të gjallë”.