Pamjet e shumëpritura/ Kamionët me vaksinën Pfizer nisen drejt Britanisë

Kamionët me dozat e para të vaksinës së koronavirusit Pfizer / BioNTech janë nisur tashmë për në Britani, pas miratimit për përdorim më herët sot nga rregullatori.

Mijëra doza të vaksinës kanë nisur “udhëtimin” e tyre nga fabrikat Pfizer në Belgjikë këtë mëngjes, vetëm disa orë pasi “drita e gjelbër” u dha nga Autoriteti Rregullator për Barnat dhe Produktet Shëndetësore (MHRA) , duke e bërë Britaninë vendin e parë në botën perëndimore që ka aprovuar përdorimin klinik të ilaçit.

Rreth 800,000 doza të vaksinës Pfizer do të jenë në dispozicion javën tjetër. Britania e Madhe tashmë ka porositur një total prej 40 milion dozash, me 10 milion që mbërrijnë në vend deri në fund të vitit 2020 dhe pjesa tjetër brenda vitit të ardhshëm.

 

/abcnews.al

SHKARKO APP