Pamjet nga momenti tërmetit me madhësi 7.2 në Japoni, njerëzit vrapojnë nga frika

Një tërmet me madhësi 7.2 të shkallës Rihter goditi Japoninë në brigjet e Ishinomaki, një qytet i vendosur vetëm 65 milje (104 km) nga Fukushima, vendi i një tërmeti shkatërrues me madhësi 9.0 10 vjet më parë.

Në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet e dridhjes së fortë të tokës. Nga pamjet shihet se ndërtesat shkunden, ndërsa njerëzit vrapojnë të tmerruar.

Japonia përjetoi një tërmet vdekjeprurës një dekadë më parë që shkaktoi katastrofën më të rëndë bërthamore të vendit. Më shumë se 20,000 njerëz vdiqën ose u zhdukën dhe një cunami me valë 30 metra dëmtoi disa reaktorë bërthamorë në zonë.

Më shumë se 100,000 njerëz u evakuuan dhe autoritetet kanë kaluar 10 vitet e fundit duke pastruar zonën – një përpjekje masive që ekspertët thonë se do të duhen dekada për t’u përfunduar.

Dramatic footage captures moment earthquake hits northern Japan, triggering a tsunami advisory

/abcnews.al

SHKARKO APP