Pamjet tronditëse, të burgosurit jetojnë grumbull. Po ndiqet politika e dhunës

Në një kohë që bota merr çdo ditë masa ndaj Covid-19, duke nisur nga thirrjet për distancin social, autoritetet në El Salvador në Amerikën Latinë po veprojnë ndryshe. Në këtë kohë pandemie, të burgosurit jetojnë grumbull në qeli mirëpo mbajnë maska.

El Salvador po ndjek politikën më të ashpër për të shtypur dhunën dhe krimin. Padyshim, duke sfiduar masat, ai “grumbullon” të burgosurit në qeli si sardele, madje pa qenë në gjendje të lëviznin duart.

Portat e burgjeve në këtë vend të Amerikës Latine u hapën të premten e kaluar, në mënyrë që rrjetet televizive të mund të regjistrojnë një dokument vizual nga situata që mbizotëron në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fotot duket qartë se masat e mbrojtjes kundër koronavirusit zënë vendin e dytë. Kapaciteti i burgut është për 18.051 persona, por sistemi aktualisht mban më shumë se 38,000 të burgosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?