Pandemia bën realitet ëndrrën. Shuhen luftërat në botë

Në një kohë që pandemia e Covid-19 është në pikun e saj në të gjithë botën, duket se diçka pozitive po ndodh dhe lidhet me ndaljen e luftërave. Nga Jemeni në Siri, për të vazhduar në Kamerun dhe Filipine, rebelët dhe ushtritë e këtyre shteteve i janë përgjigjur apelit të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Nga ana tjetër, apeli i sekretarit të OKB, Guterres është dëgjuar. Kërkesa për të shmangur luftën në këtë periudhë pandemie lidhej me mbrojtjen e civilëve në zonat e konfliktit, të cilët mes bombave dhe plumbave të kallashnikovëve, do të ishin shumë të ekspozuar ndaj Covid-19.

Kjo ndodhi në Jemen, vend i gjunjëzuar nga lufta 5-vjeçare. Njësoj vepruan rebelët dhe ushtria në Kamerun, si edhe Partia Komuniste në Filipine. Edhe forcat demokratike siriane e mbështetën armëpushimin, me OKB-në që i ka kërkuar edhe qeverisë të bëjë të njëjtën. Shpresa është se ndërprerja e luftës prej pandemisë do të shërbejë si shembull për të gjithë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?