Pandemia e koronavirusit shkakton 40,636 viktima dhe prek 823,479 persona në gjithë botën

Nju Jorku ka raportuar vdekjen e parë të një fëmije nga koronavirusi.

Mosha e fëmijës nuk është bërë e ditur por, sipas NBC, i mituri kishte probleme shëndetësore.

Që nga e hëna në mbrëmje, në Nju Jork janë shënuar 1,218 viktima, duke bërë që gvernatori Cuomo të lëshonte një apel urgjent për mjekët që duan të kontribuojnë villnetarisht.

Në Nju Jork numërohen mbi 75,000 raste me koronavirus.

“Ju lutemi ejani të na ndihmoni në Nju Jork, tani,” tha guvernatori.

Deri më tani në SHBA janë regjistruar 3,170 viktima dhe 175,067 të infektuar nga Covid-19.

SHKARKO APP