Pandemia, G7: Dhurojmë 1 miliard doza vaksinash ndaj COVID-19 për vendet e varfëra
Liderët e G7 janë zotuar të dhurojnë një miliard doza vaksinash kundër koronavirusit për vendet e varfra, njoftoi pas samitit, kryeministri britanik, Boris Johnson.
“Udhëheqësit kanë premtuar mbi një miliard doza, ose drejtpërdrejt ose përmes financimit të COVAX-it” tha ai.
COVAX është program global që ndihmon shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.
Ai thotë se bota pret nga liderët e G7 që të lëvizin përtej reagimeve fillestare ndaj pandemisë, që sipas tij, ndonjëherë kanë qenë “nacionaliste dhe egoiste”.
Grupi G7 i kërkoi Kinës që të bashkëpunojë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një hetim “transparent të fazës së dytë” lidhur me origjinën e koronavirusit.
“Ne bëjmë thirrje për një studim transparent, të udhëhequr nga ekspertët dhe të bazuar në shkencë”, tha G7 në deklaratën përfundimtare, pas samitit tre-ditor.
/REL