Pandemia në Europë, OBSH jep skenar të frikshëm: Rritje të vdekjeve
Covid-19 vijon të sfidojë rëndë durimin e Europës. Sipas OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër, shumica e të cilave në Britaninë e Madhe, Francë, Rusi e Spanjë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se një rritje e numrit të infektimeve në Europë ka të ngjarë të pasohet nga një shtim i vdekjeve.
Qeveritë e vendeve europiane po vendosin masa shtesë të kufizimeve në përpjekje për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Cdo ditë në kontinentin e vjetër po infektohen rreth 100,000 persona.