Pandemia që po rrezikon botën, Izreali thotë se ka një zgjidhje
Kur bota është në rrezik të madh nga pandemia e Covid-19, rruga drejt përfundimit të koronavirusit kërkon izolimin e popullatës së moshuar nga të rinjtë që nuk janë dhe aq të rrezikuar. Shumica mund të krijojë imunitet nga virusi. Ministri izrealit i Mbrojtjes, Naftali Benett, në një deklaratë të regjistruar, thotë se:
“Gjëja më e rëndësishme është veçimi i të moshuarve nga të rinjtë. Kombinimi më vdekjeprurës është një gjyshe që përqafon nipin e saj. Në ditët që pasojnë, duhet të kujdesemi për gjyshërit por nga larg. Shkruajini në Whatsapp dhe merrini në Skype. Dërgojuni ushqim por mos hyni në shtëpitë e tyre. Mos i përqafoni sepse i vini në rrezik”.
Sipas ministrit, muajt në vijim, shumica e popullsisë do të infektohet nga virusi dhe shumica e të infektuarve nuk do të ketë asnjë simptomë dhe as do të jetë në dijeni që është mbartës. Në këtë mënyrë, shumica e popullatës do të zhvillojë imunitet ndaj virusit, duke i dhënë fund epidemisë.