Pandemia rrezikon marinën greke, dhjetëra të infektuar
Marina greke po përjeton ditë të rënda për shkak të pandemisë së COVID-19.
Më 21 shkurt gjashtë persona nga personeli i fregatës Psara, një nga elementët e rëndësishme të marinës greke, rezultuan pozitiv dhe 12 prej tyre rezultuan pozitiv më 23 shkurt.
Përveç kësaj, fregata Nikiforos Fokas, një tjetër anije që kryen shumë misione në flotën detare, gjithashtu po përjeton një periudhë të rëndë për shkak të pandemisë. Më tej thuhet se pasi u zbuluan 45 persona me COVID-19 anija u mor në karantinë.
Ndërkaq, marina greke kohët e fundit po përjeton vështirësi të mëdha për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19.