Panë figurën e Krishtit në pemë, Kolumbianët thyejnë karantinën nga besimi (FOTO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kolumbi ku dhjetëra kolumbianë thyen karantinën dhe u mblodhën para një peme për t’u lutur, pasi sipas tyre një figurë e Krishtit u shfaq në degët e saj.

Ngjarja ndodhi në qytetin Magangué,  vetëm 4 ditë pasi Kolumbia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë globale.

Lajmin e bën të ditur Daily Mail, ku thotë se banoret u mblodhën para pemës me qirinj në duar, për tu lutur sipas riteve fetare.

Më pas njerëzit vrapuan me qirinj në duar dhe e kthyen atë vend në një pikë pelegrinazhi,

Kjo skenë e paparë shqetësoi shumë autoritetet e zones ku u vu re se njerëzit nuk mbanin maska mbrojtëse apo doreza si edhe nuk respektonin dinstancimin social gjë që bëri që lutjet e besimtarëve përfunduan me ardhjen e policisë, e cila u angazhua për të shpërndarë turmën në kuadër të masave ndaj koronavirusit.

SHKARKO APP