FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panik e frikë në ajër, avioni i nisur nga Zyrihu bën ulje emergjente në Beograd

Panik dhe frikë për 173 pasagjerët e një avioni që ishte nisur nga Zyrihu për në aeroportin e Nishit në Serbi. Avioni me të cilin ata udhëtonin ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Breogradit.

Siç shkruajnë mediat zviceriane, avioni ‘LX 1422’ nga Zyrihu që duhej të ulej në aeroportin “Konstandini i Madh” i Nishit, ka bërë ulje në Beograd.

Ulja në Beograd është bërë për shkak të një problemi teknik, në sistemin hidraulik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave të huaja, kjo nuk ishte një ulje emergjente, por masë sigurie. Zëdhënësja zvicerane e kompanisë, Sonja Ptassek është shprehur se ‘për asnjë moment 173 pasagjerët nuk ishin në rrezik. Thjesht, aeroporti i Beogradit është më i pajisur se aeroporti i Nishit’.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prania e zjarrfikësve, është një procedurë standarde. Pasagjerët u transportuan nga Beogradi në Nish me autobus.

Ata që dëshironin të ktheheshin në Zvicër, u zhvendosën në një tjetër fluturim për në Zyrih.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?