Panik në Europë, vidhet kamioni me 34 mijë litra lëndë kimikate
Vjedhja e kamionit që besohet të ketë rreth 34,000 litra kimikate, është duke shkaktuar shqetësim në Europë. Ngjarja ka ndodhur në Blegjikë, dhe policitë e vendeve të gjithë kontinentit janë njoftuar menjëherë pasi kamioni u vodh në Zedelgem, në afërsi të qytetit port të Belgjikës, Ostendit.
Rimorkio thuhet se përmban 33,500 litra substancë kimike dhe Interpoli besohet të jetë i përfshirë në kërkimin e policisë.
Policia Federale e Belgjikës konfirmoi për MailOnline se një kamion ishte vjedhur në Zedelgem dhe se përmbante një substancë kimike. Por një zëdhënës tha se ‘për aq sa ne e dimë’ substanca ‘nuk mund të përdoret si një material shpërthyes’.
KOHA JONË SONDAZH

