Panik në Itali, numri i të infektuarve pritet të shkojë në 1 milion

Vijon të jetë shqetësuese situata në Itali, ku në shtetin fqinj numri i të prekurve me Covid-19 pritet të arrijë në një milion. Në vetëm 24 orët e fundit është raportuar për 35.098 të prekur duke e çuar në 995.463 shifrën totale të të infektuarve.

Rreth 580 persona kanë humbur jetën në 24 orë, duke shënuar nivelin më të lartë ditor që nga 15 prilli kur vendi ndodhej në kulmin e pandemisë. Krahas masave kufizuese, së fundmi të tjera rajone italiane kaluan nga zona e verdhë në zonë portokalli çka do të thotë se ndodhen në nivel më të lartë rrezikshmërie dhe merren më shumë masa kufizuese.

Italia ndodhet në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në shtetin fqinj përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik.

Masat kufizuese do të jenë në fuqi deri më 3 dhjetor. Ministria e Shëndetësisë po zbaton një plan emergjence në Greqinë Veriore, në mënyrë që spitalet të përballojnë presionin nga pandemia.

SHKARKO APP