Panik në Paris, makina përplas disa ushtarë

Disa ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në rrugë nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Parisit, rreth 6 kilometra larg stacionit të policisë.

Autoritetet thonë se ngjarja është në zhvillim dhe nuk jepen detaje të tjera. Nuk ka asnjë informacion sa i përket drejtuesit të makinës dhe nëse ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.

Theksojmë se ushtarët patrullojnë rrugët e Francës që pas sulmeve terroriste që nisën dy vite më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?