Panik në SHBA, tre njerëz futen brenda “club-t”, vrasin dy persona e plagosin 20 të tjerë
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjera kanë mbetur të plagosur pas disa të shtënave jashtë një “clubi” në Florida.
Mediat e e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur orët e para të së dielës në Hialeah, Florida,.
Ndërkohë drejtori policisë Alfredo Ramirez III, është shprehur se një automjet tip “Nissan Pathfinder” ndaloi në vendin e ngjarjes mes orës 12.00 dhe 01.00 të mëngjesit.
Nga automjeti dolën tre persona të armatosur dhe nisën të qëllonin në drejtim të turmës që ishin mbledhur për një koncert.
Si pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që nuk dihet gjendja shëndetësore e tyre.