Panik në SHBA, zbulohen 7 variante të reja të Covid-19

Mbikëqyrja e rritur ndërkombëtare mbi variantet e Covid-19 po nxjerr në dritë versione të tjera të pabotuara të virusit, por që ndan të njëjtat karakteristika.

Në hulumtimet paraprake të postuara në medRxiv, një grup virologësh nga Universiteti Shtetëror i Luizianës theksuan praninë e 7 llojeve të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, të gjitha karakterizohen nga mutacione të ngjashme në proteinat Spike, zinxhirët e 1200 aminoacideve (blloqet ndërtuese të proteinave) që mbulojnë sipërfaqen e virusit dhe e lejojnë atë të infektojë qelizat.

Variantet e virusit të gjurmuara, ndërsa evoluojnë në kohë dhe vende të ndryshme, ndajnë një mutacion gjenetik që modifikon numrin 677të aminoacideve (mutacioni quhet Q677P). Shtatë variantet u shfaqën midis gushtit dhe nëntorit 2020, si edhe midis 1 dhjetorit 2020 dhe 19 janar 2021.

Mutacioni Q677P karakterizoi pothuajse 28% të rasteve të kovideve të studiuara në detaje në Luiziana, dhe 11% të atyre në Neë Mexico, por përqindja e mostrave virale të sekuencave mbetet edhe në SHBA jashtëzakonisht e ulët, më pak se 1% e totalit.

SHKARKO APP