Paniku nga koronavirusi, rrihet me grushte studenti aziatik (FOTO)

Një 23-vjeçar nga Singapori me origjinë kineze që studion në Londër, është sulmuar për shkak të etnisë së tij në mesin e frikës që po shkakton në mbarë botën përhapja e koronavirusit.

Jonathan Mok shkroi për përvojën e vet në një postim në Facebook, ku tregoi me detaje sulmin nga një grup njerëzish në Oxford Street, një zonë kjo mjaft e populluar tregtare në zemër të kryeqytetit britanik. Agresioni ndaj tij vjen në një kohë kur ksenofobia kundër personave me pamje aziatike në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbarë botën, është rritur.

Djali që më goditi më tha: “Nuk e dua koronavirusin tuaj në vendin tim, pastaj më dha një grusht, i cili bëri që të më shpërthente gjak nga hunda”, ka shkruar 23-vjeçari. Mjekët pohuan se goditjet i kanë shkaktuar disa fraktura në fytyrë, dhe se mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krerët e policisë londineze thanë se sulmi po hetohet, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, ndërsa po verifikohen me kujdes pamjet e marra nga kamerat e sigurisë. Rasti i Mok është një prej disa incidenteve të ngjashme të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar që prej shpërthimit të epidemisë, aq sa edhe grupi i ndërgjegjësimit për krimin e urrejtjes Stop Hate UK u shpreh thellësisht i shqetësuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfaqësues të tij sqaruan se janë shtuar ndjeshëm së fundi telefonat nga njerëz që kanë përjetuar në këtë periudhë racizmin, diskriminimin dhe abuzimin verbal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?