Paolo Gentiloni kryeministri i ri i Italisë

Pas 3 ditë konsultimesh me të gjitha zërat politikë të pranishëm në Parlamentin italian mbi zgjidhjen e krizës qeverisëse që përfshiu Italinë pas dorëheqjes së kryeministrit Mateo Renzi, numri 1 i shtetit italian ka marrë sot vendimin; Paolo Gentiloni ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë Renzi është zgjedhur Kryeministri i ri i Italisë.

Kush është Paolo Gentiloni, kryeministri i ri i Italisë?

Paolo Gentiloni ka lindur 62 vite më parë në Romë e është pinjoll i familjes së Kontëve Gentiloni që në fillim të ‘900 shënuan në historinë italiane hyrjen e katolikëve në jetën politike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

I diplomuar në shkencat politike, prej vitit 1990 ka ushtruar profesionin e gazetarit profesionist duke drejtuar revistën mujore Legambiente. Në vitet ’90 ishte zëdhëns i kryetarit të Bashkisë së Romës , Francesco Rutelli.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2006 zgjidhet Ministër i Telekomunikacionit në qeverinë Prodi e prej 31 tetorit 2014 ushtronte funksionin e Ministrit të Punëve të jashtme në qeverinë Renzi pas largimit nga ky post të Federika Mogherinit e emëruar Komisonere e Lartë për Sigurinë e Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian.

Karriera politike e kryeministrit Gentiloni ka nisur në vitet ’70 kur militoi në rradhët së majtës ekstraparlamentare e më pas në Lëvizjen e Legambientit.

M vitin 2007 qe pjesë e komitetit të përbërë prej 45 anëtarësh për themelimin e Partisë Demokratike. Paolo Gentiloni është mbështetes i rrymës Renziane në Partinë Dmokratike duke favorizuar zgjehjen e Matteo Renzi në krye të kësaj Partie,

Paolo Gentoloni ka qënë deputet në 4 legjislatura në Parlamentin italian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?