Papa bën një gjest të rrallë pas vdekjes së gazetares

Papa Françesku bëri një veprim të rrallë pas vdekjes se gazetares investigative malteze, Daphne Caruana Galizia. Ashtu siç e komentoi The Guardian si gjest shumë të pazakontë nga Vatikani, Papa i dërgoi sot një letër kryepeshkopit të Maltës të cilit i tregoi se po lutej për shpirtin e Galizias dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë nga vdekja tragjike e saj.

Është kryer autopsia në trupin e saj, por policia njofton se do duhet kohë që të jepet një vlerësim përfundimtar. Gazetarja e njohur për zbulimin apo skandalin e Panama Papers, ku tregoi se ishin të përfshirë shumë anëtarë të qeverisë maltezë tronditi mediat e huaja, ndërkohë që tre djemtë e saj po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit si dhe po kërkojnë një hetim ndërkombëtar.

Lawrence Cutajar u tha gazetarëve se katër ekspertë mjeko-ligjorë hollandezë dhe katër hetues të FBI-së po ndihmonin specialistët maltezë për të zbardhur të gjithë ngjarje dhe për shkak se mund të zhduken shumë prova nga dashakeqët. Krerët e BE që u mblodhën në një samit në Bruksel bënë thirrje gjithashtu për një hetim të plotë ndërkombëtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, tha dje në mbrëmje se ekzistonte një marrëveshje midis 27 vendeve anëtare të BE-së mbi nevojën për përfshirje ndërkombëtare në raste të tilla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?