Papa: Bota është në buzë të një gremine delikate
Një thirrje e fortë vjen nga Papa Françesku, i cili u bën apel liderëve, veçanërisht të komunitetit fetar, të shmangin një Luftë të re të Ftohtë.
“Pas dy luftërave të tmerrshme botërore, një Lufte të Ftohtë që për dekada e mbajti botën në pezull, konflikte katastrofike që po ndodhin në çdo pjesë të globit, dhe në mes të akuzave, kërcënimeve dhe dënimeve, ne vazhdojmë ta gjejmë veten në prag të një greminë delikate dhe ne nuk duam të biem”, tha ai në Bahrein në një konferencë mbi dialogun Lindje-Perëndim.
Ai shton dhe se udhëheqësit fetarë duhet të bëjnë pjesën e tyre në kundërshtimin e riarmatimit. Papa po përfundon një konferencë dy-ditore të quajtur “Forumi i Bahreinit për Dialog: Lindja dhe Perëndimi për bashkëjetesën njerëzore”. Ai po takohet me pleqtë myslimanë dhe udhëheqës të tjerë fetarë duke inkurajuar dialogun ndërfetar.
In the garden of humanity, we are playing with fire, missiles and bombs, with weapons that bring sorrow and death, covering our common home with ashes and hatred. I extend my heartfelt appeal to everyone that the war in #Ukraine be ended and that serious #peace negotiations begin
— Pope Francis (@Pontifex) November 4, 2022