Papa: Djalli po përfiton nga Covid-19 për të mbjellur mosbesim, dëshpërim

”Djalli po përfiton nga pandemia”, tha Papa Françesku gjatë meshës së zhvilluar me rastin e të Dielës së Palmave, në Bazilikën e boshatisur të Shën Pjetrit, për shkak të kufizimeve ndaj Covid-19.

Për të dytin vit radhazi, për shkak të pandemisë, ceremonia duket krejt ndryshe. Vetëm 120 besimtarë u lejuan në meshë, duke iu bashkuar Papës dhe rreth 30 kardinalëve në një zonë dytësore të Bazilikës madhështore.

”Po nisim Javën e Shenjtë për të dytën herë gjatë një pandemie. Vitin e kaluar ishim të shokuar. Këtë vit jemi edhe më shumë nën presion dhe kriza ekonomike është rënduar. Djalli po përfiton nga kriza për të mbjellur mosbesim, dëshpërim dhe mosmarrëveshje”, tha Ati i Shenjtë.

Të mërkurën Papa udhëroi kardinalët dhe klerikë të tjerë të pranojnë reduktim të pagave për të shpëtuar vendin e punonjësve të tjerë. E Diela e Palamave, apo e Dafinave siç cilësohet nga besimtarët Orthodoksë, përkujton ditën kur Jezu Krishti u mirëprit në Jeruzalem, vetëm për tu kryqëzuar 5 ditë më vonë.

SHKARKO APP