Papa flet për homoseksualët: Kisha është e hapur për ta

Papa Françesku ka folur sërish për çështjen e homoseksualitetit dhe pozicionin e Kishës, duke shpjeguar se kisha është e hapur për të gjithë, përfshirë homoseksualët dhe transeksualët.

“Ajo që nuk më pëlqen fare është se ne e shikojmë të ashtuquajturin mëkat të mishit siç është bërë prej kohësh në lidhje me urdhërimin e gjashtë. Ata janë njerëz që ndihen të refuzuar dhe është vërtet e vështirë për ta”,-thotë kreu i Vatikanit. Në një intervistë të botuar në “La Repubblica”, Papa pohon se nuk ka frikë nga një shoqëri e seksualizuar.

“Nëse ke shfrytëzuar punëtorët, nëse ke gënjyer apo mashtruar, nuk ka rëndësi, dhe përkundrazi mëkatet poshtë belit qenkan kaq të rëndësishme? Kuptimi i njeriut ndryshon me kalimin e kohës dhe kështu thellohet edhe ndërgjegjja e njeriut. Në këtë rritje të të kuptuarit e ndihmojnë Kishën edhe shkencat e tjera dhe evolucioni i tyre. Unë nuk kam frikë nga një shoqëri e seksualizuar. Më frikëson se si kemi marrëdhënie me të, po. Kam frikë nga standardet e kësaj bote. Preferoj të përdor termin botërisht sesa seksualizues, sepse termi përfshin gjithçka”, shtoi Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?