Papa Françesku: Burgjet e mbipopulluara, rreziku i katastrofës së COVID-19
Në burgje koronavirusi mund të bëhet një “fatkeqësi” e vërtetë. Kështu tha Papa në prezantimin e Meshës në Santa Marta, duke iu drejtuar institucioneve për një zgjidhje.
“Unë mendoj për një problem serioz që ekziston në shumë pjesë të botës. Do të dëshiroja që ne të luteshim për problemin e mbipopullimit në burgje – tha Papa Francesco
“Aty ku ka mbipopullim ekziston rreziku që kjo pandemi të përfundojë në një katastrofë serioze. “, shtoi ai më tej.