Papa Françesku del nga “shtëpia”, shëtit në këmbë
Kur lajmet për shëndetin e tij hodhën dyshime, Papa Françesku la “shtëpinë” e tij Vatikanin dhe vizitoi për 1 orë e 30 minuta, në këmbë dy kisha në Romë. Qyteti i boshatisur nga njerëzit për shkak të karantinës, bën që Papa të ecte në rrugë i parrethuar nga besimtarët dhe në heshtje duke thënë lutje ndërkohë.
Papa u nis nga Vatikani në këmbë rreth orës 4 pasdite dhe vizitoi dy kisha San Marcellino al Corso dhe Bazilikën e Santa Maria Maggiore , ku u lut për “fundin e pandemisë”. Në lutjen e tij Papa kërkoi shërimin e të prekurve nga koronavirusi, ndërsa për familjarët e viktimave të gjenin ngushëllimin dhe qetësi për dhimbjen e tyre.
Papa Françesku i kushtoi rëndësi në lutje dhe punonjësve shëndetësorë, mjekëve, infermierëve dhe atyre që në këto ditë, po luftojnë për jetën njerëzore. Shëtitja e Papës në këmbë u konfirmuar nga zyra e shtypit të Vatikanit.