Papa Françesku dënon dhunën në familje: Është gati satanike
Papa Françesku përdori fjalët më të forta deri më tani lidhur me dhunën kundër grave në familje, duke e cilësuar atë si “gati satanike”. Kreu i Kishës Katolike i bëri komentet gjatë një programi të transmetuar në rrjetin italian TG5 ditën e diel.
Ai foli për një panel prej 4 personash, me backgrounde të vështira, përfshirë një të mbijetuar të dhunës familjare.
Papa denoncoi rastet e shumta të grave që rrihen dhe abuzohen në shtëpitë e tyre.
“Për mua, problemi është gati satanik, pasi do të thotë të përfitosh nga një njeri që nuk mund të mbrohet. Kjo është shumë turpëruese. Është gjithashtu turpëruese kur një baba ose një nënë godet me shuplakë fëmijën e tij. Nuk duhet ta bëni kurrë, pasi kjo gjë ul dinjitetin”.
Papa foli me një grua të quajtur Giovanna e cila i tha se ishte larguar nga bashkëshorti abuziv bashkë me 4 fëmijët e saj.
Kreu i Selisë së Shenjtë pohoi se gratë që kanë vuajtur dhunën nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre. Që prej fillimit të pandemisë së covid-19 gati dy vite më parë, Papa Françesku ka folur disa herë për dhunën në familje e cila u rrit ndjeshëm gjatë periudhës së izolimit, kur shumë gra mbetën të bllokuara me abuzuesit e tyre.
Sipas një raporti të OKB që mbulon 13 vende, gjysma e grave të intervistuara kishin përjetuar ndonjë formë dhune që prej fillimit të pandemisë. të dhënat e policisë, të bëra publike muajin e kaluar treguan se regjistrohen rreth 90 episodeve të dhunës kundër grave, çdo ditë në Itali dhe se 62 përqind e rasteve ishin brenda familjes.