Papa Françesku do të qëndrojë në spital për shtatë ditë

Papa Françesku do të qëndrojë në spital për shtatë ditë, pas një operacioni që rezultoi i suksesshëm. “Shenjtëria e tij Papa Françesku është përgjithësisht në gjendje të mirë. Një qëndrim prej shtatë ditësh pritet të ndalojë ndërlikimet”.

Të dielën, Ati i Shenjtë kishte përshëndetur publikun në Sheshin e Shën Pjetrit, si zakonisht, dhe iu tha atyre se do të shkojë në Hungari dhe Sllovaki në shtator.

Papa kishte përdorur të njëjtën përshëndetje të së dielës për t’i kërkuar publikut që të bënte një lutje të veçantë për të, gjë që me njoftimin e fundit të lë të kuptosh se ndoshta kishte pasur ndër mend operacionin e planifikuar në Poliklinikën Gemelli të Romës.

SHKARKO APP