Papa Françesku: Dua të shkoj në Kiev

Luftën ruse në Ukrainë e ka dënuar dhe sot Papa Françesku u tha gazetarëve se dëshiron të vizitojë Ukrainën. Kur u pyet për një udhëtim të mundshëm të ardhshëm në vend, ai tha “Kam një dëshirë të madhe të shkoj në Kiev”.

Ati i Shenjtë bisedoi në avionin papal me gazetarët që udhëtonin me të nga Roma në Kanada. Asnjë papë nuk e ka vizituar kurrë Moskën dhe Papa Françesku ka qenë i hapur për veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Muajin e kaluar ai akuzoi në mënyrë implicite Moskën për një “luftë agresioni mizore dhe të pakuptimtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?