Papa Françesku: Është luftë jo operacion ushtarak! Ukraina vend martir ku po rrjedhin lumenj gjaku

I angazhuar për ti dhënë Ukrainës paqen, Papa Françesku thotë se konflikti “nuk është një operacion ushtarak, por një luftë” dhe e quajti Ukrainën një “vend martir” ku “lumenj lotësh dhe gjaku rrjedhin”.

Komentet e tij janë një kundërshtim i narrativës zyrtare ruse që këmbëngul se pushtimi i Ukrainës është një “operacion special ushtarak” i nisur për të “çmilitarizuar” Ukrainën.

Javën e kaluar Papa bëri thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, duke bërë thirrje për hapjen e korridoreve humanitare për të lejuar që civilët të largohen. Për herë të parë në histori, Papa shkoi në ambasadën rusë në Vatikan, duke thyer rregulloren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?