Papa Françesku hedh poshtë spekullimet për një dorëheqje

Papa Françesku ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, kjo pas spekulimeve se ai po planifikon të largohet pasi ka probleme shëndetësore.

Gjatë një takimi me peshkopët brazilianë në Vatikan, 85-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë punën “derisa Zoti ta lejonte”, duke shtuar shkurtër dhe prerë “Dhe kaq”.

Thashethemet për dorëheqjen e Papës u shtuan, kur ai u shfaq duke ndjekur ngjarjet në një karrige me rrota, muajin e kaluar, ku u fol se ai vuante nga një sëmundje e ligamentit të gjurit.

SHKARKO APP