Papa Françesku i shqetësuar për ‘aleancat shumë të rrezikshme’ në ‘G20’
Papa Françesku deklaroi sot se samiti G20 në Hamburg “është shqetësues” për shkak të “aleancave shumë të rrezikshme” ndërmjet liderëve botërorë, sidomos sa i përket pasojave të dëmshme për migrantët.
“Shqetësohem për shkak të aleancave tepër të rrezikshme ndërmjet fuqive, të cilat kanë versionin e shtrembëruar të botës: Amerika dhe Rusia, Kina dhe Koreja Veriore, Putin dhe Assad për shkak të luftës në Siri”,- ka thënë papa në një intervistë për gazetën italiane “La Republica”.
Ndërkohë udhëheqësit kanë mbajtur bisedime të ndara.
Presidenti Donald Trump u takua me Kryeministren britanike Theresa May dhe njoftuar se një marrëveshje tregtie me SHBA-në do të nënshkruhet së shpejti.
Nga ana tjetër, Kancelarja gjermane Angela Merkel, mbajti një mëngjes pune me Presidentin rus Putin dhe udhëheqësin francez Macron.
Merkel, e cila po pret liderët në Hamburg, tha se bisedimet deri më tani kanë qenë “shumë të vështira”.
KOHA JONË SONDAZH

