Papa Françesku kërkon paqe në Jerusalem dhe në botë

Kreu i Kishës Katolike Papa Françesku ka kërkuar negociata të reja paqësore në Lindjen e Mesme. Në lutjen tradicionale për Krishtlindje, ai kërkoi që problemet të zgjidhet me mjete paqësore. Për shkak të shtimit të tendosjeve të fundit mes Izraelit dhe palestineëzve, Papa Françesku u pozicionua edhe njëherë shumë qartë lidhur me gjendjen në Lindjen e Mesme: Në mesazhin e tij për Krishtlindjet, Papa tha se ende shpreson se ekziston vullneti për rifillimin e dialogut dhe kërkoi paqë për Jerusalemin dhe vendin e shenjtë.

Zgjidhja me dy shtete

“Ne lutemi që më në fund të arrihet një zgjidhje me negociata, e cila do të mundësonte koekzistencën e përbashkët dhe njohjen ndërkombëtare të kufijve mes dy shteteve”, theksoi Papa në lutjen tradicionale “Urbi et Orbi” në Sheshin qendror në Vatikan, ku ishin mbledhur me dhjetëra mijëra besimtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti amerikan Donald Trump e ka njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, që ka shkaktuar reagime të shumta negative në mbarë botën. Vendimi i tij nuk është mbështetur me shumicë në Asamlenë e OKB-së, e cila ka hedhur poshtë një Rezolutë për njohjen e këtij qyteti të ndarë si kryeqytet të Izraelit. Françesku në mesazhin e tij ka mbështetur përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje e “cila do të siguronte drejtësi dhe siguri për të gjithë”.

Swiss Digital Mobile Reklama
Vatikan | Christmette - Papst Franziskus (Reuters/T. Gentile)

Rreziku nga lufta në Korenë e Veriut

Sa i përket krizës së fundit në Korenë e Veriut, për shkak të programit të saj bërthamor, Papa Françesku ka kërkuar që tendosjet të tejkalohen me marrëveshje. Për marrëveshje nevojitet më shumë mirëbesim, sepse zgjidhja paqësore është në interesin e mbarë botës, paralajmëroi Papa. Muajt e fundit janë shtuar në veçanti tendosjet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së, për shkak të testimit të raketave bërthamore.

Rrënimi i vlerave

“Në kohën e gërmadhav

Vatikan | Christmette - Papst Franziskus (Reuters/T. Gentile)

e të luftërave dhe koncepteve të tejkaluara të zhvillimit, në kohën kur kemi një rënie njerëzore, dallime të mëdha sociale dhe shkatërrime të mjedisit, koha e Krishtlindjeve është koha kur duhet t’u kthehemi vlerave të Krishtit”, theksoi Françesku. 81-vjeçari nënvizoi vuajtjet e njerëzve në Siri, Irak, Jemen, jug të Sudanit, Venecuelë dhe Ukrainë. Kreu i Kishës Katolike apeloi për kulturë mirëseardhjeje dhe zemërgjërësi ndaj refugjatëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?