Papa Françesku: Këto janë tre fjalët më të rëndësishme për një martesë të suksesshme

Të lutem, më fal dhe faleminderit” janë tre fjalët më të rëndësishme në martesë sipas Papa Françeskut. Para besimtarëve, Papa e vuri theksin te çiftet e martuara duke i bërë thirrje që të kërkojnë ndihmë kur shohin se ka probleme në marrëdhënien e tyre.

Ndoshta ne nuk kemi lindur në një familje të jashtëzakonshme, pa probleme, por familja jonë është historia jonë, ato janë rrënjët tona, nëse i presim, jeta thahet“, tha ai.

Ai ofroi mbështetjen e tij për ato familje që kanë probleme, teksa shtoi se prishja e një martese është veçanërisht e vështirë për fëmijët, të cilët i shohin prindërit e tyre si një burim të vazhdueshëm stabiliteti, dashurie, besimi e force.

Prishja e një martese shkakton vuajtje të jashtëzakonshme, pasi shumë shpresa humbasin dhe keqkuptimet mund të çojnë në debate dhe dhembje që nuk shërohen lehtë. Fëmijët përfundojnë duke vuajtur kur i shohin prindërit e tyre jo më bashkë”, shtoi ai.

Papa u bëri thirrje prindërve që të vazhdojnë të kërkojnë ndihmë në përpjekje për të kapërcyer konfliktet, duke përfshirë edhe lutjen. “Mos harroni gjithashtu se falja shëron çdo plagë”, tha ai.

SHKARKO APP