Papa Françesku: Koha për një gazetari të paqtë kundër ‘Fake News’

Sot Papa Francesku ka shpallur të dielën 13 majit 2018 , ditën për të festuar 52 vjetorin e Ditës Botërore të Komunikimit Social.

Me këtë rast Ati i Shenjtë ka shpërndarë për mediat një mesazh të tij ku kërkon rizbulimin e vlerës së profesionit të gazetarit për të parandaluar fenomenin e lajmeve të rrema (fake news) e “strategjisë” të së keqes që fshihet pas tyre.

“E vërteta na bën të lirë. Fake News e gazetaria e paqes” është tema e zgjedhur nga Papa Bergoglio për Ditën Botërore të Gazetarisë Sociale për të ofruar një kontribut të përbashkët në luftën e lajmeve të rrema që kanë pushtuar botën e internetit e të përgjegjësisë personale të cdokujt në komunikimin e së vërtetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për të luftuar fenomenin e “fake news” , duhet një gazetari “e paqtë”  që nuk do të thotë “komode”, por një gazetari që të jetë kundër gënjeshtrës, kundërs slloganeve me efekte e deklarata të zhurmshme,”shkruan Ati i Shenjtë..

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesazhin e tij Ati i Shenjtë vëzhgon se si terminologjia “fake news” është mjaft e debatuar sot, është një shprehje që i referohet informacioneve të pabazuara , të dhënave jo ekzistuese apo të shtrëmbëruara me qëllim mashtrimin e manipulimin e lexuesit. Përhapja e tyre mund t’i përgjigjet objektivave të dëshëruara që ndikojnë në zgjedhjet politike e që favorizojnë të ardhura ekonomike.

“Efektshmëria e lajmeve të rrema, shkruan Ati i Shenjtë, vjen nga aftësia e tyre për t’u dukur bindëse, për të kapur vëmendjen, duke u bazuar në steriotipe e paragjykime brenda një shtrese sociale e duke shfrytëzuar emocione të lehta të castit si zemërimi, përbuzja, frustimi, ankthi.”

Për Para Françeskun, keqinformimi mund të sjellë pasoja dramatike si “diskretitimi i tjetrit, prezantimi i tij si armik deri në një denomizim që mund të shkaktojë konflikte të vërteta. E rezultati i vetëm i gjithë kësaj është përhapja e arrogancës dhe urrejtjes.”

Ati i Shenjtë i quan të lavdërueshme iniciativat edukative, institucionale e ligjore për të luftuar femomenin e fake news, si dhe rregullat e kriteret e ndërmarra nga kompanitë teknologjike e mediatike për verifikimin e identiteve që fshihen pas profileve dixhitale. Por, për Papa Begoglio këto nuk janë të mjaftueshme.

“Për të luftuar gënjeshtrën, nuk mjaftojnë strategjitë, shkruan Ati i Shenjtë, por duhen njerëz, njerëz të lirë nga lakmia, të gatshëm të dëgjojnë e që përmes dialogut të sinqertë të zbardhin të vërtetën.”

E në këtë sens një referim të veçantë i bëhet profesionit të gazetarit e përgjegjësisë së tij. “Gazetaria nuk është vetëm një profesion por një mision real, “thotë Papa Françesku. Në furinë e lajmeve e në vorbullnë e kërkimit të scoop-it, gazetari ka për detyrë të kujtoj se në qëndër të lajmit nuk është shpejtësia e shpërndarjes së tij e ndikimi tek publiku, por janë njerëzit. Të informosh do të thotë të formosh, që do të thotë të kesh të bësh me jetën e njerëzve”, përfundon mesazhin e tij Ati i Shenjtë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?