Papa Françesku: Konsumerizmi po merr peng Krishtlindjet

”Konsumerizmi ka sekuestruar Krishtlindjet”, tha sot Papa Françesku gjatë lutjeve tradicionale te Angelus, duke ftuar kristianët të rigjejnë sensin e vërtetë të sezonit festiv. Papa këshilloi besimtarët të mos ankohen për kufizimet e Krishtlindjeve kundër pandemisë Covid-19, duke thënë se me këtë ne mbrojmë njëri-tjetrin.

“Në këtë kohë të vështirë, përkundër ankimeve ndaj atyre gjërave që pandemia na ndalon të bëjmë, le të bëjmë diçka për ata që kanë më pak; Jo dhuratën e radhës për veten apo për miqtë tanë, por për dikë në nevojë, për të cilin nuk mendon askush”, tha Papa.

Ai përsëriti lutjet ndaj besimtarëve gjatë recitimit të Angelus. ”Sepse Jezusi lindi te ne, të përgatisim zemrën për lutje, të mos lejojmë të komandohemi nga konsumerizmi, nga mania për të bërë gjëra, gjëra, gjëra. Konsumerizmi po na i sekuestron Krishtlindjet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, Papa i kërkoi qeverive të botës të kujdesen për situatën e rëndë të krijuar nga pandemia për punonjësit detarë, të cilët nuk po arrijnë të kthehen në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?