Papa Françesku: Kritikat ndaj bekimeve të së njëjtës gjini janë hipokrite

Papa Françesku deklaroi nga Selia e Shenjtë se kritikat ndaj vendimit të tij për të lejuar priftërinjtë të bekojnë çiftet e të njëjtës gjini janë hipokrizi.

Bekimet ndaj anëtarëve të entitetit LGBTQ u autorizuan muajin e kaluar nga një dokument i Vatikanit i quajtur ”Fiducia Supplicans”, por kjo ka hasur në rezistencë të konsiderueshme në Kishën Katolike, veçanërisht nga peshkopët afrikanë.

”Askush nuk tronditet nëse i jap bekimin tim një biznesmeni që ndoshta shfrytëzon njerëzit dhe ky është një mëkat shumë i rëndë. Por, ata skandalizohen nëse ia jap një homoseksuali”, theksoi Françesku për revistën katolike italiane ”Credere”. “Kjo është hipokrizi”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?