Papa Françesku: Lutuni për paqen në Ukrainë. Kurrë më luftë
Lufta e cila duket se do të nis mes Rusisë dhe Ukrainës, ka shqetësuar Papa Françeskun. Papa bën thirrje për paqe, teksa u lut për të shmangur luftën në Europë.
“Ju ftoj të luteni për paqen në Ukrainë dhe ju ftoj ta bëni këtë shpesh. Le t’i kërkojmë Zotit me ngulm, që kjo tokë të shohë përsëri vëllazëri, duke kapërcyer plagët, frikën, ndarjet. Ne kemi folur për Holokaustin: më shumë se pesë milionë njerëz u asgjësuan gjatë luftës së fundit botërore! Ata janë një popull që vuajti shumë, që vuajti nga uria, që vuajti aq shumë mizori dhe ata meritojnë paqen”.
Edhe të dielën, Papa shprehu shqetësimin për tensionet në rritje që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re për paqen në Ukrainë dhe të vënë në pikëpyetje sigurinë e kontinentit evropian, me pasoja edhe më të gjëra.