Papa Françesku mbërrin në Irak, paçka rrezikut për sigurinë dhe frikës nga Covid-19

Papa Françesku ka mbërritur në Irak për vizitën e parë papnore atje dhe udhëtimin e tij të parë ndërkombëtar që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Papa do të përpiqet të sigurojë komunitetin e krishterë dhe të nxisë dialogun ndërfetar, duke takuar klerikun mysliman më të nderuar të Irakut. Papa gjithashtu do të kremtojë meshën në një stadium në Irbil në veri.

Rreth 10,000 forca sigururie irakiane janë angazhuar për të mbrojtur Papën, ndërkohë që po vendosen po ashtu oraret e ndalimit për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Papa Françesku tha se ishte i lumtur që po udhëtonte përsëri, duke shtuar ”Ky është një udhëtim emblematik dhe është një detyrë ndaj një toke që është martirizuar për kaq shumë vite”.

Ai më parë kishte thënë se të krishterët irakianë nuk mund të “lihen në baltë për herë të dytë”, pasi Papa Gjon Pali II anuloi planet për udhëtimin në ’99, kur bisedimet me qeverinë e presidentit Saddam Hussein u ndërprenë.

SHKARKO APP