Papa Françesku: Mjaft më luftë në Tokën Shenjtë, ndalohuni! Nuk ndërtohet kështu bota më e mirë!

Pas lutjes së Engjëllit, Françesku kujtoi vuajtjet e popullatës në Palestinë dhe Izrael, të cilat i ka çdo ditë në zemër. Më pas, një lutje për bisedimet në vazhdim, që pengjet të lirohen dhe të zhvendosurit të marrin ndihmën e nevojshme humanitare

“A mendoni vërtet se mund të ndërtoni një botë më të mirë në këtë mënyrë? A mendoni vërtet se mund të arrini paqen? Mjaft më, ju lutem! Le të themi mjaft!”. Ishte klithmë dhimbjeje e dalë nga zemra, ajo që Papa u drejtoi besimtarëve pas lutjes së Engjëllit. Dhimbje, të cilën ai e mbart   për vuajtjet e popullatave në Palestinë dhe Izrael – si dhe në Ukrainën e munduar “ku çdo ditë vdesin shumë njerëz”, për shkak të armiqësive të vazhdueshme.

Inkurajimi për të vazhduar bisedimet

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mijëra të vdekur, të plagosur, të zhvendosur, shkatërrime të tmerrshme shkaktojnë dhimbje, e kjo me pasoja të rënda për të vegjlit dhe të pambrojturit”, nënvizoi Françesku, i cili shpreson se negociatat, që po zhvillohen në Kajro, do të përfundojnë me sukses:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndalohuni!Inkurajoj vazhdimin e negociatave për armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe në të gjithë rajonin, në mënyrë që pengjet të lirohen pa vonesë dhe të kthehen tek të dashurit e tyre, që i presin me ankth, e popullsia civile të ketë hyrje të sigurt të ndihmës së nevojshme dhe urgjente humanitare”.

Bëhet fjalë për Gazën

Tani për tani, në kryeqytetin egjiptian, përfaqësuesit e islamistëve të Hamasit, të cilët qeverisin Rripin e Gazës, po bisedojnë me ndërmjetës nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara për të siguruar armëpushimin me rastin e Ramazanit, si dhe lirimin e pengjeve.

Nëse Izraeli pranon kërkesat e Hamasit, të cilat përfshijnë kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gazën veriore dhe  shtimin e ndihmave humanitare, kjo mund të hapë rrugën për marrëveshje brenda 24-48 orëve të ardhshme”, pohoi një burim i islamistëve.

Izraeli, ndërkaq, bën të ditur se nuk do të dërgojë asnjë delegacion, derisa Hamasi të dorëzojë listën e pengjeve të gjallë. Ndërkohë, në terren, pas vdekjes së mbi 100 palestinezëve ndërsa përpiqeshin të arrinin kamionët me ndihma humanitare, të paktën 12 persona u vranë pas një sulmi izraelit në Rafah.

SH. – Vatikan

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?