Papa Françesku po përdor karrigen me rrota për herë të parë në publik

Papa Françesku po përdor një karrige me rrota, kjo për shkak të dhimbjes së gjurit që i ka krijuar vështirësi në ecje. Papa ka vuajtur nga dhimbjet në gju, të cilat kanë shkaktuar dhimbjet e nervit shiatik, një gjendje nervore që i shkakton dhimbjet e këmbëve.

Ai u ngjit në skenë dhe u ndihmua të ulet në një vend përballë një publiku me një grup murgeshash dhe eprorëve fetarë nga e gjithë bota në Vatikan. Për shkak të këtij problemi Papës i është dashur të anulojë ose shkurtojë aktivitetet disa herë gjatë muajit të fundit për shkak të dhimbjes në gjurin e tij të djathtë.

Ai u fotografua në një karrige me rrota korrikun e kaluar pas një operacioni të madh në zorrë, por kjo besohet të jetë hera e parë që ai e përdor një të tillë në publik për shkak të problemeve për të lëvizur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?