Papa Françesku sfidon historinë, në fillim të marsit viziton Irakun
Papa Françesku do të vizitojë Irakun nga 5 marsi deri në 8 mars të vitit të ardhshëm.
Një vizitë historike dhe e rrezikshme kjo e Papa Françeskut, sepse është shmangur nga të gjithë paraardhësit e tij.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, i cili shtoi se papa Françesku do të vizitojë kryeqytetin Bagdad, Ur, një qytet i lidhur me figurën e Dhiatës së Vjetër të Abrahamit si dhe Erbil, Mosul dhe Qaraqosh në fushën e Nineveh.
“Programi i udhëtimit do të bëhet i njohur në kohën e duhur dhe do të marrë në konsideratë evolucionin e urgjencës shëndetësore në të gjithë botën”, tha Bruni në deklaratën e bërë të hënën.
Itenerarin e plotë që pritet të ndjekë Papa, pritet të publikohet më vonë, duke marrë parasysh edhe vijimësinë e pandemisë së COVID-19.
Më herët ka qenë Papa Gjon Pali i II ai i cili ka shprehur dëshirën për të vizituar Irakun në fund të vitit 1999. Një vizitë kjo e parealizuar asnjëherë sepse pas shumë negociatash e ndërmjetësimesh Saddam Hussein e shtyu atë.
Sipas të dhënave, prania e të krishterëve në Irak është zvogëluar në dy dekadat e fundit.